Just one second...
Për të ndërtuar lumturinë tuaj, ju duhet fillimisht të ndërtoni vendbanimin tuaj. Për këtë kujdeset Global Ballkan, e cila është një nga kompanitë më të forta në sektorin e ndërtimit. Ajo mundëson të gjitha llojet e ndërtimeve dhe objekteve duke përfshirë objekte industriale, objekte banimi, qendra tregtare, etj.
Si shërbime të veçanta Global Ballkan ju ofron projektin “shtëpi me çelësa në duar” dhe “ndërtim dhe shitje të projekteve”.
Projekti “shëpi me çelësa në duar” ju mundëson që të ndërtoni objektin tuaj të banimit pa patur as edhe një obligim të vetëm. Projekti në fjalë përfshin të gjitha fazat e ndërtimit të një objekti duke filluar nga projektimi deri në finalizimin e saj. Projekti “ndërtim dhe shitje të objekteve” përfshin ndërtimin dhe shitjen e objekteve ose banesave të përzgjedhura.
Që ambientet tuaja të shkëlqejnë dhe produktet të jenë afatgjate, Global Ballkan ju ofron materialet më të mira të sjella nga brendet më të njohura nga rajoni.
Global Ballkan ju garanton kualitet dhe dizajn mbreslënës me produktet e sjella nga Turqia, Spanja, Kina, etj. Si brende më të njohura janë: Nova Bell, Antika Keramik, Novelini, Seranit, Ege Keramik, Ana Keramik, Grohe, etj.
Për të gjitha produktet e saj Global Ballkan ju ofron 5 vite garancion.
Përveç produkteve të sanitarisë, Global Ballkan ju ofron edhe shërbimin për montimin e të njejtave me mjeshtër profesionistë dhe produkte kualitative sikurse është Baumit.
Me të gjitha këto produkte dhe shërbime, ne ju garantojmë se në ambientet tuaja do të sjellim elegancë dhe komoditet.
Sektori i personalizuar për nxemje qëndrore është emërtuar si Global Term. Kjo pjesë e kompanisë është ndarë me qëllim që të sjell ngrohtësi në ambientet tuaja dhe të ju mundësojë të ndjeni rehatinë në hapësirat ku jetoni.
Global Term si shërbime të saj veçon shitjen dhe instalimin e paisjeve për nxemje qëndrore. Kompania bashkëpunon me emrat më të njohur botëror me qëllim që të sjellë më pranë jush kualitetin dhe standardet botërore. Si brende më të njohura janë: Uni Delta, TDM Bras, Eco Radiator, etj.