Global Ballkan është kompani e cila për ju sjell kualitetin dhe korrektësinë. E shtrirë në disa sektorë, Global Ballkan ju mundëson që të bëni lehtë zgjedhjen tuaj në ndërtimtari, nxemje qendrore dhe pllaka qeramike.
Just one second...
It’s easy to build.
Global Ballkan është kompani e cila për ju sjell kualitetin dhe korrektësinë. E shtrirë në disa sektorë, Global Ballkan ju mundëson që të bëni lehtë zgjedhjen tuaj në ndërtimtari, nxemje qendrore dhe pllaka qeramike.
Të bazuar në besimin zvicerian dhe në korrektësinë që meriton çdo klient, Global Ballkan u krijua me qëllim që të sjellë ne vend inovacione dhe kualitet.
E themeluar që nga viti 2013 nga pronari Hasli Xhaferi, me shumë korrektësi mundohet të ju ofrojë materialet më kualitative dhe shërbimet më të mira. Lokacioni i parë i kompanisë u hap në Gostivar, duke pretenduar që të njejtën ta zgjerojmë edhe në qytetet tjera të vendit.
Si kompani na karakterizon garancioni që japim për çdo shërbim dhe produkt të cilin e ofrojmë për klientët.
2013
Tregu i vendit u pasurua edhe me një kompani të re, por ndryshe nga të tjerat Global Balkan solli inovacione në ndërtimtari dhe dhe u bë konkurente e fortë ndaj kompanive më të mëdha në fushën e investimit dhe ndërtimtarisë.
2014
Forca punëtore dhe përvoja e të njejtëve ka rolin kryesor në dinamikën e projekteve të vëna në qëllim të kompanisë. Global Balkan, pas themelimit të saj, menjëherë filloi të invesotjë në rritjen e numrit të të punësuarve dhe ky numer ndryshonte gjithmone, duke u rritur edhe sot në mënyrë të vazhdueshme.
2014
Nevoja për plotësimin e projekteve ndihmoi që Global Balkan të mendojë për hapjen e një kompanie të re në kuadër të asaj bazë, e cila do të merrej me sjelljen, shitjen dhe montimin e pllakave qeramike dhe materialeve të sanitarisë. Vlera e klientit dhe e bashkëpunetorit është e padiskutueshme, prandaj Global Balkan kujdeset qe çdo projekt ta perfundojë personalisht deri në pikën e fundit.
2015
Global Term erdhi si rezultat i suksesit që pati Global Balkan. Klintë dhe projekte të cilat janë në rritje të vazhdueshme si shkak i besueshmerisë dhe seriozitetit, kualitet dhe punë e garantuar si pasojë e përvojes shumëvjeçare, të gjitha këto e bëjnë që të ishte një vit i dalluar për Global Term.
2015
Rritja e kapitalit investues shënoi vitin 2015 për kompaninë, ku Global Term arriti numër rekord projektesh për një vit dhe u pajis me Licencen A për ndërtim dhe të gjitha licencat tjera që janë të nevojshme për konfirmimin e kualitetit, gjë e cila e konfimron edhe seriozitetin e kompanisë.
2018
Nevoja e plotësimit të materialeve kualitative, gjithmonë për të kënaqur nevojat e klientit, ndikoi që Global Balkan të fillojë bashkëpunimin me kompanitë më të njohura në vendet tjera, sikurse janë nga Turqia, Gjermania, Italia, etj. për te sjellë çdo material të nevojshëm për plotësimin e çdo detaji të projekteve.
2019
Global Ballakan tanimë është një konkurente e fortë në treg. Ajo zotëron një numër të madh projektesh dhe investimesh prandaj është përzgjedhur si një nga kompnitë me kapital të bollshëm dhe punë serioze e në kohë rekord.
2020
Ne u dekoruam me çertifikatë për performancë të jashtëzakonshme në vitin 2019 e cila pozicionoi kompaninë në listën TOP 100 nga fitimi i gjeneruar nga Analitika Medium. Ky është një simbol i suksesit të biznesit dhe operacioneve të qëndrueshme.
2020
96.000 m2 projekte, 200 të punënsuar, 423 banesa dhe 32 shtëpi janë nën ombrellën e Global Balkan. Të gjitha këto projekte u arritën me instezitetin e vazhdueshëm të kompanisë bazë dhe kompanive që janë pjesë e saj Global Term dhe Global Keramik. Ne jemi të fokusuar në kënaqesinë e klientit dhe arritjen e kualitetit maksimal dhe ecim gjithmonë drejt një qëllimi, të jemi simboli i kualitetit dhe besnikerisë.
Copyright by Global Balkan. All rights reserved. Developed by batlab
Copyright by Global Balkan. All rights reserved. Developed by batlab