Lokacioni
Rr. JNA,
Gostivar
Viti i realizimit
2024/2025
Numri i banesave
25
Numri i lokaleve
3
Nova Vista
Në një nga zonat më të qasshme të Gostivarit, Nova Vista ofron apartamente moderne dhe ambiente afariste në afërsi të pompës Bunar Petrol. Me një arkitekturë të dallueshme dhe përfundime të nivelit të lartë, ky projekt përfaqëson një standard të ri në zhvillimet urbane të qytetit.


Projekti ka në fokus integrimin harmonik të funksioneve rezidenciale dhe komerciale. Kati përdhes do të ofrojë hapësira për biznese, ndërsa katet banimi garantojnë rehati dhe privatësi për banorët. Lokacioni strategjik ofron qasje të lehtë në arteriet kryesore të qytetit.

Nova Vista shquhet për dizajnin modern, fasadën elegante dhe përdorimin e materialeve cilësore. Ndërtimi i strukturës po zhvillohet me standarde të larta sigurie dhe efikasiteti energjetik. Me pozicionim të favorshëm dhe planimetri funksionale, projekti është një zgjedhje e shkëlqyer për familje dhe investitorë që kërkojnë cilësi dhe vendndodhje në zemër të Gostivarit.